KreuKopertina

Barbra Streisand merr çmimin e jetës në SAG Awards

Barbra Streisand merr çmimin e jetës në SAG Awards
Barbra Streisand festoi një tjetër moment historik në karrierën e saj legjendare duke marrë çmimin Life Achievement në edicionin e 30 të SAG Awards.

Asaj iu dha çmimi prestigjioz nga Jennifer Aniston dhe Bradley Cooper, të cilët e vlerësuan Barbra-n që ka qenë një frymëzim dhe ikonë.

Më në fund, Streisand u ngjit në skenë për të marrë çmimin, e mbushur me lot, ndërsa ajo mori një duartrokitje prej gati dy minutash nga turma, duke përfshirë një Anne Hathaway me sy të përlotur, e cila shikonte me admirim nga publiku.

Ajo ka qenë prej kohësh një mbrojtëse e të drejtave kushtetuese dhe një përkrahëse e luftës kundër AIDS-it. Çdo vit Fondacioni Streisand kontribuon në një shumëllojshmëri të gjerë të çështjeve të bamirësë.

Barbra Streisand merr çmimin e jetës në SAG Awards
Që nga themelimi i saj në vitin 1986, Fondacioni Streisand ka bërë donacione me vlerë mbi 18.000.000 $ për organizatat që punojnë për të mbështetur çështjet e mjedisit, çështjet e grave, të drejtat civile dhe marrëdhëniet racore, hulumtimet AIDS dhe çështjet e lidhura me fëmijët dhe ato të rinisë. 

Streisand kaloi shumë kohë në Shtëpinë e Bardhë në kohën kur në krye të shtetit ishte Clinton, sa që "The New York Times shkruante: "Në një ditë normale në Washington, ju mund të shikoni gjithmonë Barbra Streisand."

Barbra Streisand merr çmimin e jetës në SAG Awards

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF