Mund të themi pa më të voglën mëdyshje se “Kalaja e Tiranës” është destinacioni më i bukur në kryeqytet. Një ndalesë e padiskutueshme për turistët, por edhe për të gjithë qytetarët që jetën e tyre e kanë ndërtuar në kryeqytet, është vendi ku të gjithë mund të kalojnë disa orë relaksi, duke shijuar një kafe apo një gotë verë, por edhe një drekë a darkë në këtë super ambient.
Pjesë e "Kalasë së Tiranës" janë edhe dyqane të cilat ofrojnë ndër të tjera produkte antike e suvenire që identifikojnë Shqipërinë.
Mbrëmjen e kësaj të enjte, “Kalaja e Tiranës ka festuar 5-vjetorin me një event super elegant dhe mbresëlënës. Në fakt në këto ditë festash, çdo ditë kalaja ka qenë nën dritat festive duke u kthyer në një vend magjik, por mbrëmë tapeti i kuq dhe dekori i realizuar enkas për këtë 5-vjetor ishin në tjetër nivel..
Një duartrokitje për Klodiana Toptanin, ideatorja dhe administratorja e Kalasë së Tiranës, që e ka kthyer këtë vend një oazë me të cilin të gjithë krenohemi.
Të pranishëm në të ishin emra të njohur të botës së artit, medias, politikës, me pjesëmarrjen edhe të presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj. Të gjithë të ftuarit patën mundësi të shijojnë edhe shfaqjen e përgatitur këtë përvjetor..










Vituzza, shije unike siçiliane



6 sugjerime librash për muajin!




3 Veprime që nuk duhet t’i bësh pasi ke ngrënë!


