Atletja e njohur Klodiana Shala ka qenë e ftuar në kanalin e revistës “Bordo” dhe ka gatuar për të gjithë ndjekësit tartar me salmon, ndërkohë që ka dhënë edhe këshilla për të gjitha vajzat.
Atletja u shpreh se ajo nuk mban dieta, por ruan një regjim ushqimor, i cili përbëhet nga ushqimet e shëndetshme sezonale, madje konsumon edhe ëmbëlsirat, pasi trupi ka nevojë edhe për sheqerna. “E them shpesh çdo gjë është me karar. Por trupi do dhe sheqerin, do dhe kripën, do dhe yndyrën, të gjitha i do trupi”, u shpreh Klodiana për “Bordo”.
Klodiana dha një këshillë për të gjitha vajzat se si ato të mbajnë trupin në formë edhe në kushte shtëpie. “Nëse ne mbajmë një regjim ushqimor, nëse bëjmë një aktivitet që shpesh herë unë e kam thënë heqim ashensorin, heqim makinën. Marrim dy shishe ujë në shtëpi dhe bëjmë 20 minuta stërvitje për muskujt. Bëjmë cardio duke bërë kërcime, duke vënë një muzikë. Nuk rrimë në kafe nga 3 orë por rrimë 1 orë dhe 20 minuta në ditë stërvitje”, shtoi më tej Klodiana.
Më tej atletja shtoi se edhe në breg të detit ka plot ushtrime që mund të bëjnë, “Në breg të detit ka ushtrime pafund që mund të bëjmë cardion dhe tonifikimin për këmbët, vithet, krahët, për të gjitha. Shumica nga ju kërkoni vetëm vithe në fakt, por baza kryesore nuk janë vithet, por është shtylla kurrizore. Sepse plakja neve nuk na vjen këtu, por na vjen këtu. Kështu që çdo gjë është shtylla kurrizore”.
Pjesë nga biseda:
Gazetarja: Në shtëpi çfarë gatuan më shpesh?
Klodiana Shala: Unë gatuaj çdo gjë, përveç se petat e bakllavasë.
Gazetarja: Po bakllavanë e konsumon?
Klodiana Shala: Të gjitha ëmbëlsirat i konsumoj. E bëj sheqerparen, bëj revaninë dhe qumështorin e bëj çdo javë.
Gazetarja: Nuk ke nga ato dietat e frikshme ose nuk ha ëmbëlsira?
Klodiana Shala: Unë nuk ka lidhje fare me dietat, unë gjithmonë them regjim ushqimor. Nëse ne dimë se çfarë hamë, nëse ne hamë gjërat sezonale.
Gazetarja: E mban atë ekuilibrin?
-Po sepse e them shpesh çdo gjë është me karar. Sepse trupi do dhe sheqerin, do dhe kripën, do dhe yndyrën, të gjitha i do trupi. Prandaj kur bëjmë analizat themi na mungon kjo na mungon ajo, e kemi të tepërt këtë. Çdo gjë është me karat.
Gazetarja: E di si është puna, janë disa njerëz që thonë më shëndosh edhe uji që pi?
Klodiana Shala: Kjo është një gënjeshtër që unë e dëgjoj shpesh herë tek vajzat që unë trajnoj, që më thonë ne nuk hamë. Uji që siç the dhe ti vetë, kur thonë edhe uji me jep shëndet, absolutisht që jo. Sepse nëse ne mbajmë një regjim ushqimore, nëse bëjmë një aktivitet që shpesh herë unë e kam thënë heqim ashensorin, heqim makinën. Marrim dy bidona ujë në shtëpi dhe bëjmë 20 minuta stërvitje për muskujt. Bëjmë cardio duke bërë kërcime duke vënë një muzikë. Nuk rrimë në kafe nga 3 orë por rrimë 1 orë dhe 20 minuta në ditë stërvitje.
Gazetarja: E shfrytëzojmë për një ecje?
Klodiana Shala: Absolutisht për një ecje, për një jetë më të mirë. Siç të thashë unë nuk jam për dietat, jam për regjim ushqimor, jam për t’i provuar të gjitha ushqimet. Në breg të detit ka ushtrime pafund që mund të bëjmë cardion dhe tonifikimin për këmbët, vithet, krahët, për të gjitha. Shumica nga ju kërkoni vetëm vithe në fakt, por baza kryesore nuk janë vithet por është shtylla kurrizore. Sepse plakja neve nuk na vjen këtu, por na vjen këtu. Kështu që çdo gjë është shtylla kurrizore.
Gazetarja: Po gjithsesi është e rëndësishme formimi i muskulaturës sesa mua më duket ndonjëherë kemi nevojë për përfitimin e rezistencës. Kjo që na merret fryma, nuk kemi frymëmarrje të mjaftueshme?
Klodiana Shala: Cardio është kryesore, prandaj edhe shahistët bëjnë aktivitet fizik vrapin, që quhet. Baza kryesore është atletika, në çfarë do lloj sporti, jo pse jam unë atletike dhe kot nuk i thonë dhe mbretëresha.
Gazetarja: Kur përfiton rezistencë duket sikur mund t’i bësh të gjitha pastaj?
Klodiana Shala: Janë mushkëritë, zemra, qarkullimi i gjakut, kush na e bën? Mënyra e të marrit frymë. Që oksigjeni dhe për pjesën e trurit, sepse aktiviteti fizik nuk mund të bëhet vetëm sepse kemi marrë kile, kemi barku apo të shëndoshë apo nuk e di unë se çfarë. Aktiviteti fizik kryesorja tani me këtë jetë që ne po bëjmë është stresi. Dhe çfarë bëjmë, nxjerrim negativitetin. Qarkullimi i gjakut, çuarja e oksigjenit në tru dhe kjo është jetesa e mirë, pastaj të të ushqyerit mirë.


3 Veprime që nuk duhet t’i bësh pasi ke ngrënë!



A ndikon te mëlçia konsumi pasiv i alkoolit?


Konsumi pasiv i alkoolit – A ndikon tek mëlçia?







Të shëndetshëm dhe në formë në çdo moshë!





