KreuStil Jetese

5 produkte natyrale kundër lodhjes mendore dhe fizike

5 produkte natyrale kundër lodhjes mendore dhe fizike

Lodhja, drobitja, këputja fizike, letargjia ose dhe çdo simptomë shoqëruese tregojnë se trupi ndihet i dobët dhe pa fuqi.  Lodhja mund të jetë fizike ose mendore. Lodhja nuk ka të bëjë me përgjumjen apo plogështinë, ndonëse këto të fundit konsiderohen si simptoma të një ndjesie lodhjeje.

Ekspertët shpjegojnë se lodhja shkaktohet nga faktorë të stilit të jetesës, probleme psikologjike ose mjekësore. Faktorët e stilit të jetesës që kontribuojnë në këtë problem përfshijnë: përdorimin e tepruar të alkoolit, kafeinës, aktivitetin e rënduar fizik, mungesën e tij, problemet me gjumin dhe zakonet e pashëndetshme të të ngrënit.

Më poshtë, do të gjeni 5 ushqimet e nevojshme kundër lodhjes.

1. Bananet
Bananet përmbajnë shumë kalium, të cilin organizmi e përdor për të transformuar sheqerin në energji. Bananet janë të pasura me vitaminat B, C, acidet yndyrore Omega-3, Omega-6, fibër, dhe karbohidrate që ndihmojnë kundër lodhjes, dehidratimit dhe simptomave të tjera.

2. Çaji jeshil
Një filxhan me çaj jeshil lufton lodhjen dhe stresin që e shkakton. Ky çaj përmbajn polifenolë që ulin stresin, përmirësojnë energjinë dhe përqendrimin.

3. Farat e kungullit
Farat e kungullit janë ideale kundër lodhjes. Ekspertët shpjegojnë se ato përmbajnë proteinë cilësore, acidet yndyrore, Omega-3, dhe vitaminat  B1, B2, B5 apo B6, si dhe minerale siç janë: mangani, magnezi, fosfori, hekuri dhe bakri. Të gjithë këto ushqyes bashkëpunojnë në forcimin e sistemit imunitar, energjisë dhe në largimin e lodhjes dhe simptomave të saj.

4. Tërshëra
Tërshëra është perfekte kundër lodhjes sepse përmban karbohidrate cilësore që furnizojnë trurin dhe muskujt me energji gjatë gjithë ditës.

5. Arrat
Arrat janë të pasura me acidet yndyrore Omega-3 të cilat kundërveprojnë dhe largojnë simptomat shoqëruese të lodhjes dhe fazës së parë të depresionit.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF