KreuStil Jetese

E rëndë në Elbasan: Gjimnazistja bie nga kati i 2-të i shkollës!

E rëndë në Elbasan: Gjimnazistja bie nga kati i 2-të i

Në Elbasan, në  gjimnazin “Vasil Kamami” një nxënëse e klasës së 10 e ardhur nga një qendër sociale ka rënë nga kati i 2 i shkollës për arsye që ende nuk dihen. 17 vjecarja ka përfunduar me dëmtime fizike në spitalin e qytetit. Sipas burimeve ajo kishte dalë nga klasa në rrethana të paqarta. Burime jo zyrtare bëjnë me dije se ajo ka rënë nga dritarja e klasës që ndodhet në katin e dyte.

Paraprakisht mendohet se adoleshentja ka dashur të largohet nga klasa gjatë kohës së pushimit dhe ka tentuar të dalë nga dritarja, por ka përfunduar e plagosur pasi ka rënë nga lartësia. Ajo është dërguar me urgjencë drejt spitalit, ndërsa po hetohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Sipas disa mediave, e reja kishte një urdhër-mbrojtjeje ndersa prindërit e saj ishin të sëmurë mendor. Vajza dhunohej psikologjikisht prej tyre, edhe prej disa kohësh ka qenë strehuar në një nga qendrat rezidenciale për të mitur në Elbasan.

Nxënësja është jashtë rrezikut për jetën dhe policia ka marrë në pyetje shokët e klasës së vajzës. Policia nuk ka dale ende me një njoftim zyrtar në lidhje me incidentin.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF