Natyrisht, mos pirja e alkoolit është zgjidhja më e mirë. Por nëse pini, apo nuk mundët të mos shoqëronit miqtë e familjarët në festat e fundvitit dhe sot ndiheni sikur e keni kokën 100 kg më poshtë gjeni 5 këshilla të thjeshta për t’ju ndihmuar sado pak që të vini në vete.
Pirja e lëngjeve: Alkooli nxit urinimin dhe nëse hangoveri juaj përfshin diarre, djersitje ose të vjella, mund të jeni edhe më të dehidratuar. Edhe pse të përzierat mund ta bëjnë të vështirë futjen në gojë të çdolloj ushqimi, edhe vetëm disa gllënjka ujë mund t'ju ndihmojnë në hangover.
Marrja e karbohidrateve: Pirja mund të ulë nivelet e sheqerit në gjak, kështu që teorikisht disa nga lodhja dhe dhimbjet e kokës nga një hangover mund të jenë nga një tru që punon në mungesë të lëndëve djegëse kryesore. Për më tepër, shumë njerëz harrojnë të hanë kur pinë, duke ulur më tej sheqerin në gjak. Ndaj provoni të konsumoni ushqime me karbohidrate.
Marrja e një qetësuesi- por jo Tylenol: Aspirina, ibuprofeni dhe ilaçe të tjera anti-inflamatore mund të ndihmojnë me dhimbjen e kokës dhe dhimbjen e përgjithshme. Megjithatë, NSAID-të mund të irritojnë stomakun tashmë të irrituar nga alkooli. Mos merrni acetaminofen (Tylenol): nëse alkooli vazhdon në sistemin tuaj, ai mund të theksojë efektet toksike të acetaminofenit në mëlçi.
Pirja e kafesë ose çajit: Kafeina mund të mos ketë ndonjë fuqi të veçantë kundër hangoverit, por si një stimulues, mund të ndihmojë në energjinë e trupi. Megjithatë, është e rëndësishme të mbani mend se kafeina dhe alkooli nuk duhet të përzihen kurrë, sepse kafeina mund të maskojë efektet depresive të alkoolit, duke i bërë pijanecët të ndihen më vigjilentë.
Marrja e vitaminave B dhe zinkut: Një studim i botuar në The Journal of Clinical Medicine vlerësoi dietat për 24 orë para dhe pas pirjes së tepërt. Ishte një studim i vogël dhe rezultatet u bazuan në atë që pjesëmarrësit thanë se çfarë hëngrën. Megjithatë, ata zbuluan se njerëzit, konsumi i ushqimit dhe pijeve të të cilëve përmbante sasi më të mëdha të zinkut dhe vitaminave B, kishin hangover më pak të rëndë.



Festa të ngrohta me “Prestige Home”

Ide dhuratash nga Neptun për të dashurit tuaj!


Si të përmirësoni tretjen pas të 40-ave?!

Luiza Gega, siç nuk e keni parë ndonjëherë!












