KreuStil Jetese

Tashmë një traditë/ Obama ndan listën e librave të tij të preferuar të vitit 2023!

Tashmë një traditë/ Obama ndan listën e librave të tij

Barack Obama, ish-presidenti i SHBA-së, ka bërë një postim në rrjete sociale dhe ka treguar librat e tij të preferuar të vitit 2023. Tashmë duket se është kthyer në traditë për ish-presidentin të ndajë gjërat e tij të preferuara.

Tashmë një traditë/ Obama ndan listën e librave të tij

“Siç bëj zakonisht gjatë kësaj periudhe të vitit, doja të ndaja librat, filmat dhe muzikën time të preferuar të vitit 2023. Së pari, këtu janë librat që më kanë pëlqyer të lexoj. Nëse jeni duke kërkuar për një libër të ri gjatë festave, lexoni njërin prej tyre”, ka shkruar ai krah postimit.

Në listën që Obama ka ndarë përfshihen libra si, “The Covenant of water” nga Abraham Verghese, “The Kingdom, the Power, and the Glory” nga Tim Alberta dhe “The Vaster Wilds” nga Lauren Groff. 

Tashmë një traditë/ Obama ndan listën e librave të tij

Edhe këtë vit, ish-presidenti i SHBA-së vizitoi një klasë në Parkside Community Academy, e vendosur në Chicago, i veshur me një kapelë Santa Claus dhe duke mbajtur një thes të kuq plot me dhurata.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF