KreuStil Jetese

Pushime te fshehta dhe...Si nisën konfliktet dhe ndarja e Elias dhe Princ Lekës!

Pushime te fshehta dhe...Si nisën konfliktet dhe ndarja e Elias dhe Princ

Këto kohët e fundit, ndarja e Princ Lekës dhe Elia Zaharias ka qenë kryefjala e mediave rozë. Çifti i dha fund 15 vitesh lidhjeje, dhe sigurisht, kureshtja ishte e madhe për të mësuar arsyen e mbylljes se një historie të tillë. Edhe pse në shtyp ajo ekspozohet vetëm tani, dyshja u mësua se i kishte ndërprerë marrëdhëniet që pothuajse para një viti.

Princi sakaq është në një tjetër romancë, me një fotografe disa vjet më të vogël. E kontaktuar pak ditë më parë nga JOQ, vetë Blerta Celibashi zgjodhi mos të komentonte rreth lajmit, por as ta mohonte atë. “Nuk dua të bëj koment në lidhje me këtë çështje. Kërkoj mirëkuptimin tuaj”, ishte gjithçka çfarë tha fotografia, e cila në fakt, as nuk e pohoi, por as nuk e mohoi romancën e re.

Ishin disa foto paparacësh që i kapën mat dyshen në aeroportin e Budapestit, ku kishin zgjedhur të kalonin natën e ndërrimit të viteve, krejt të vetëm. Elia nga ana tjetër festoi me familjen e saj, ku prej muajsh është rikthyer tashmë. Ndërkohë në rrjetet e tij sociale, Leka nuk preferoi të publikonte foto për të zbuluar se ku do t’i kalonte këto ditë festash. Arsyeja ishte pikërisht arratisja romantike me partneren e tij të re. Blerta prej vitesh është pjesë e aktiviteteve, por me rolin e saj si fotografe, ndërsa ka qenë dhe një nga fotografet e Partisë Demokratike. Sipas disa burimeve, problemet mes Princit dhe Elias kanë nisur që para verës së vitit të kaluar. Muajt e fundit ata thjesht takoheshin për hir të vajzës, Geraldinës, duke bërë rolin e prindit, por jo më të dy bashkëshortëve.

Miq të afërt të ciftit megjithatë mendojnë se shkak i këtyre problemeve nuk ka qenë historia e Blertën, dhe thonë se raporti i saj me Princin, ka nisur vetëm disa kohë më parë, kur martesa e tyre kishte mbërritur tashmë në fund. Megjithatë, asgjë nuk është qartësuar ende përfundimisht.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF