KreuStil Jetese

Ide dhuratash nga Neptun për të dashurit tuaj!

Ide dhuratash nga Neptun për të dashurit tuaj!

A e ndjeni atmosferën e festave? Urojmë që po, pasi ne në “Neptun” kemi kohë që bëhemi gati për ta bërë sa më të gëzueshme periudhën e fundvitit. Dëshira jonë është që në këtë kohë, më shumë se kurrë, klientët të përjetojnë eksperiencën më të mirë të blerjeve, duke gjetur çdo gjë që ata dëshirojnë, me çmimin më të mirë, shpejt dhe lehtë.

Po dhuratat? Edhe për ato kemi menduar!

Do të shikojmë se si “Neptun” do të jetë një nga destinacionet kryesore, për dhuratat e fundvitit. Do të sugjerojmë për ju produkte të bukura, të dobishme, që do ta bëjnë jetën e atij që do ta marrë, më të mirë… jo vetëm për festa, por çdo ditë.

Për atë që punon në shtëpi

Ide dhuratash nga Neptun për të dashurit tuaj!

Transformoni zyrën e dikujt që punon në shtëpi me kompletin Trust 4-në-1, që përmban një tastierë wireless, mouse, webcam HD dhe kufje. Një hapësirë pune më produktive dhe komode, nuk ka.

Ide dhuratash nga Neptun për të dashurit tuaj!

Canon PIXMA MG2550S është zgjidhja ideale për nevojat e përditshme të printimit, skanimit dhe kopjimit. Eksploroni ide të pafundme printimi me CREATIVE PARK PREMIUM, për projekte unike.

Për atë që është magjistar në kuzhinë

Ide dhuratash nga Neptun për të dashurit tuaj!

Për festa duhet patjetër një ndihmës në kuzhine. Kombinati i Bosch është ideal për përzierje, brumosje, prerje në feta, shtrydhje lëngjesh dhe rrahje, - perfekt për aventurat e kuzhinës!

Ide dhuratash nga Neptun për të dashurit tuaj!

Gatime të shijshme, të shëndetshme dhe pa harxhuar kohë. Duket si e pamundur, por është e vërtetë. Njihuni me Airfryerin e Connected Philips Series 5000! Është një mrekulli, për të cilën do t’ju urojnë çdo ditë të vitit.

Ide dhuratash nga Neptun për të dashurit tuaj!

Ky set tenxheresh nga Tefal sjell veçori novatore, si doreza e lëvizshme dhe sipërfaqja e titanit e qëndrueshme dhe e sigurt. Teknologjia e saj Thermo-Signal garanton temperatura perfekte gatimi, ndërsa pastrimi i lehtë dhe shpërndarja e barabartë e nxehtësisë premtojnë përsosmëri të qëndrueshme në çdo pjatë.

Për çiftet e reja që do të shpërngulen së shpejti

Ide dhuratash nga Neptun për të dashurit tuaj!

Për hekurosje të shpejtë dhe pa rrezik djegie, ju vjen në ndihmë teknologjia OptimalTEMP e Philips. Me këtë pajisje, hekurosja e rrobave nuk do të quhet fare punë.

Ide dhuratash nga Neptun për të dashurit tuaj!

Fshesa vertikale SpeedPro e Philips është gjithmonë përgjigjja e duhur! Kap deri në 98% të papastërtive me dritat LED, për të zbuluar mbeturinat e fshehura, dhe autonomi deri në 40 minuta.

Për lexuesin në jetën tënde

Ide dhuratash nga Neptun për të dashurit tuaj!

Kindle Paperwhite vjen i përmirësuar! Ai ka një ekran 6,8 inç, dritë të ngrohtë të rregullueshme dhe rrotullime më të shpejta të faqeve. I përshtatur për lexim, ai imiton letrën e vërtetë, me një ekran pa shkëlqim. Kindle Unlimited ofron një bibliotekë të gjerë dhe është dhurata e përkryer për adhuruesit e librave!

Ide dhuratash nga Neptun për të dashurit tuaj!

Hidhini një sy llambës së krevatit Xiaomi MI, e cila kontrollohet pa mundim përmes Siri-t ose pajisjeve tuaja Apple, duke krijuar ambientin perfekt. Ofron një ndriçim të butë shumëngjyrësh, të rregullueshëm, me qetësinë e duhur për lexim.

Për më të vegjlit e shtëpisë

Ide dhuratash nga Neptun për të dashurit tuaj!

NINTENDO SWITCH OLED WHITE, sepse është një dhuratë që do t’i gëzojë pa masë. Ekrani OLED sjell ngjyra të gjalla, për të përjetuar së bashku aventurat pa kufij. E përkryer për t'u zhytur në lojërat e tyre të preferuara dhe për të krijuar momente të paharrueshme pushimesh.

Ide dhuratash nga Neptun për të dashurit tuaj!

Ora inteligjente Celly për fëmijë është një pajisje fantastike e krijuar vetëm për ta, që ofron veçori të mrekullueshme si gjurmimi GPS, telefonatat dhe aplikacionet argëtuese, të gjitha në një paketë miqësore për fëmijët. Mbajini ata të argëtuar dhe të lidhur, duke siguruar qetësi edhe për prindërit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF