KreuStil Jetese

Janë mbi 100 vjeçe; 3 shoqet zbulojnë sekretin e jetëgjatësisë!

Tre mikesha të gjitha të moshës mbi 100 vjeçe kanë zbuluar sekretet e tyre të një jete të gjatë, e cila përfshin mbajtjen e një ‘djaloshi lodër’ pranë. Daisy, 103, Irene, 101 dhe Phyllis, 103, të cilët jetojnë të gjithë në të njëjtën shtëpi kujdesi për të moshuar në Essex.

Janë mbi 100 vjeçe; 3 shoqet zbulojnë sekretin e

Ato thonë se lumturia, qëndrimi aktiv, kalimi i kohës me familjen, marrja e ajrit të pastër dhe natyra janë çelësat e tjerë për të ndihmuar një jetë të gjatë. Daisy Taylor, që mbush 104 vjeçe këtë muaj, tha se ajo i shfrytëzon sa më shumë ditët dhe i pëlqen të ketë familjen e saj të madhe pranë për ta bërë këtë. Ajo tha: “Takohemi të gjitha dhe shijojmë jetën, e pres me padurim. Unë e jetoj jetën në maksimum. Jam gjithmonë në lëvizje, nuk më pëlqen të ulem”.

Janë mbi 100 vjeçe; 3 shoqet zbulojnë sekretin e

Më tej u shpreh: “Më pëlqen të bëj shumë gjëra. Yoga, kërcimi, çiklizmi, kam qenë gjithmonë në klasa ushtrimesh dhe marrëdhenia me njerëzit është një gjë e bukur.”

Daisy, e cila ka dy vajza, një djalë, 10 nipër e mbesa dhe 23 stërnipër, tregon se u takua me burrin e saj të quajtur Ramon në moshën 19-vjeçare gjatë një kërcimi, dyshja u martua 39 vjet para se ai të vdiste në moshën 60-vjeçare.


Irene, e lindur në Clapton, Londër, thotë se i ka pëlqyer gjithmonë të qëndrojë në natyrë. “Më pëlqen të jem në ajër të pastër, buzë detit, në natyrë, mbaj mend që kam ecur shumë kilometra. Kafshët dhe bimët më kanë tërhequr gjithmonë”, u shpreh ajo.

Janë mbi 100 vjeçe; 3 shoqet zbulojnë sekretin e

Kujdestarët e Irene në Manor Lodge thonë se zonja e gëzueshme "vallëzon gjatë gjithë kohës".  “Më pëlqen të këndoj në mënyrën time! Muzika sjell gjithmonë kujtime kaq të bukura dhe më pëlqen shumë. Vallëzimi, e qeshura janë gjëra me të cilat kam jetuar”, tha Irene.


Phyllis Cottrell e pëlqen thurjen e saj dhe ende i mëson njerëzit të thurin, tani në moshën 103-vjeçare. Ashtu si dy shoqet e saj, Phyllis ka qenë gjithmonë aktive dhe "nuk duron dot të mos bëjë asgjë". Nëna e dy fëmijëve nga Londra Lindore u takua me burrin e saj të parë në moshën 18-vjeçare, por ai ndërroi jetë menjëherë pas martesës së tyre. Phyllis e rriti vajzën e saj vetëm për katër vjet, përpara se të takonte Charles.

Janë mbi 100 vjeçe; 3 shoqet zbulojnë sekretin e

Phyllis, e cila kishte vajzën e saj të dytë me Red, tha: "Isha e martuar për fat të mirë për 73 vjet dhe një nga arritjet e mia më të mëdha ishte të gjeja përsëri dashurinë me Red." Phyllis, e cila tani ka tre nipër e mbesa, thotë se të jetosh dhe të ushqehesh shëndetshëm është shumë e rëndësishme. Ajo shton se nëse mund të jepte këshilla se si të jetoni një jetë të gjatë dhe të lumtur, do të ishte "të jesh i sjellshëm dhe optimist, tw qenit pozitiv është çelësi i jetës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF