KreuStil Jetese

Nis sot Panairi i 26-të i Librit!

Hap sot dyert Panairi i Librit në Pallatin e Kongreseve dhe do të vazhdojë për 5 ditë me radhë, deri më 19 nëntor.

Nis sot Panairi i 26-të i Librit!

 

Ky është edicioni i 26-të dhe pritet sikurse çdo vit të bëjë bashkë shtëpitë botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, shkrimtarë, poetë, përkthyes dhe lexues, ku njihen me botimet e reja, diskutojnë mbi problematikat e letërsisë bashkëkohore, përkthimit në gjuhën shqipe dhe shumë aktivitetet të tjera me të autorë dhe studiues.

Panairi i parë i Librit në Tiranë ishte panairi “Tirana 1998”, i organizuar në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës në Tiranë nga 16 deri 20 dhjetor 1998. Prej këtij viti ky organizim është mbajtur rregullisht.

Nis sot Panairi i 26-të i Librit!

Panairi do të shoqërohet me një sërë aktivitetesh promovuese, ndërsa në 18 nëntor do të ndahen edhe 4 çmimet e përvitshme, të përzgjedhura nga juria e kryesuar nga gazetarja Arta Marku.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF