KreuCelebrity

Arbana Osmani reagon nga ambientet e Top Channel!

Arbana Osmani reagon nga ambientet e Top Channel!

Kudo në media po flitet se Arbana Osmani nuk do ta prezantojë edicionin e tretë të “Big Brother VIP”. Dy emrat që kanë qarkulluar, si të mundshëm për moderimin e ‘reality show’, janë, si fillim u aludua për Bora Zemanin dhe më pas u tha se zyrtarisht është vendosur Ledion Liço.

Por mesa duket Arbana Osmani ka vendosur të ‘trazojë pak ujërat’ duke nxitur edhe më tej aludimet. Ajo ka ndarë mëngjesin e sotëm sërish një foto nga Top Channel, dhe ka shkruar “Si mu gdhitë”, teksa shihet te grimi duke u bërë gati.

Arbana Osmani reagon nga ambientet e Top Channel!

Një foto kjo e realizuar më herët ndoshta, gjatë përgatitjeve që ajo bënte për prime e BBV-së.

Kujtojmë që edhe disa ditë më parë kur nisën të qarkullojnë lajmet për largimin e saj nga “Big Brother”, ajo hodhi një foto nga kafja e Top Channel.

Arbana Osmani reagon nga ambientet e Top Channel!

Mbetet për t’u parë nëse vërtet Arbana është larguar nga Top Channel apo e gjithë kjo zhurmë është sajuar nga vetë ata për të rrëmbyer vëmendjen për edicionin e tretë..

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF