KreuCelebrity

Billie Eilish konfirmon se pëlqen vajzat, por ndihet e frikësuar prej tyre! Po pse?

Këngëtarja e njohur Billie Eilish ka dhënë së fundmi një intervistë për “Variety”, ku ka konfirmuar se është e tërhequr nga gratë, por shtoi se ndihet e frikësuar nga prania e tyre.

Billie Eilish konfirmon se pëlqen vajzat, por ndihet e frikësuar prej

“Kam lidhje të thella me gratë në jetën time, miqtë në jetën time, familjen në jetën time. Unë jam e tërhequr fizikisht prej tyre. Por unë jam gjithashtu shumë e frikësuar nga ato, bukuria dhe prania e tyre”, u shpreh ajo.

Më tej 21-vjeçarja u shpreh se nuk është ndierë kurrë si grua, “Nuk jam ndierë kurrë si grua, të jem e sinqertë me ju. Nuk jam ndierë kurrë e dëshirueshme. Nuk jam ndierë kurrë femërore. Më duhet të bind veten se jam një vajzë e bukur. Kurrë nuk jam ndierë vërtet si një vajzë”.

Billie Eilish konfirmon se pëlqen vajzat, por ndihet e frikësuar prej

Billie Eilish gjatë intervistës theksoi se asnjëherë nuk i ka interesuar vërtet seksualizimi sepse asnjëherë nuk është ndier e dëshirueshme.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF