Xhensila dhe Besi u bekuan me një djalë dy ditë më parë. Ata zgjodhën që djalin e tyre ta pagëzonim me një emër të veçantë dhe kuptimplotë Amen.
Së fundmi Xhensila është kthyer në shtëpi dhe në rrjetin e saj social ka ndarë pamje nga mikpritja që I kanë bërë të porsalindurit. Ajo ka ndarë edhe një video ku shihet me të voglin e saj në krah dhe me Ajkën pranë. “Bota në krahët e mi”, ka shkruar ajo.
Ndërkohë disa fjalëë zemrë Xhensila ja dedikoi të birit edhe në ditën kur ai erdhi në jetë, “11/11 11:11 AMEN ???? Çfarë rrugëtimi kemi patur të dy së bashku në 9 muaj biri im... Vetëm ne të dy në çdo vështirësi brenda 1 trupi. Ti i tregove mamit forcën tënde, e unë mora forcë vetëm nga ti. Që tani e shikoj madhështinë tënde biri im.
Misioni më i bukur i jetës sime është lumturia jote dhe e motrës tënde. Lutja ime për Ajkën dhe ty është t’i keni duart e bashkuara gjithë jetën, të frymëzoni zemrat e njerëzve si motra dhe vëllai më i mirë për njëri-tjetrin. Të rritesh i fortë në shpirt biri im, paç vullnetin për të bërë gjithçka në rrugën e Zotit. Amen… @bes_kallaku ????”
View this post on Instagram
Ndërkohë edhe Besi bëri një status në rrjetin e tij social, ku shkroi, “Ashtu si mbyllet fundi i çdo lutjeje me Amen, ashtu u mbyllen dhe ditët e pritjes tënde Amen!!! Ashtu qoftë, është kuptimi i fjalës Amen, në dakordësi me Zotin për ty, ashtu qoftë! Për çdo Haleluja ka një Amen, për ty Amen ka një Haleluja! ???????????????????????? ???? #amen #lavdiZotit @xhensilamyrtezaj ❤️????
View this post on Instagram