Pritjes së ëmbël së Xhensila Myrtezaj i erdhi fundit dhe mëngjesin e sotëm këngëtarja solli në jetë një djalë. Lajmin e bukur e ndau me publikun aktori Bes Kallaku ku tregoi se çifti ka zgjedhur emin Amen për djalin e porsalindur.
"Ashtu si mbyllet fundi i çdo lutjeje me Amen, ashtu u mbyllën dhe ditët e pritjes tënde Amen!!! Ashtu qoftë, është kuptimi i fjalës Amen, në dakortësi me Zotin për ty, ashtu qoftë! Për çdo Haleluja ka nje Amen, per ty Amen ka nje Haleluja! ???????????????????????? ???? #amen #lavdiZotit @xhensilamyrtezaj ❤️????": ka shkruar Kallau në postimin në rrjetin social nëpërmjet një foto ku duket dora e të porsalindurit.
Amen është bekimi i dytë i çiftit Bes Kallaku, Xhensila Myrtezaj. Ata janë edhe prindër të Ajkës 5 vjeçare.



















