Prej ditësh, ndarja e shumëpërfolur e Ledri Vulës me Sara Hoxhën është lajm kryesor i mediave rozë. Por a është ai si përfundim i vërtetë?
Këngëtari është rikthyer përsëri nën menaxhimin e Faton Shoshit, një prej menaxherëve më të suksesshëm në Kosovë dhe Kryefjala. Com ka mësuar se lajmet për ndarjen e çiftit janë vepër e tij. Madje disa ditë më parë ishte vetë Shoshi ai që i konfirmoi zërat për ndarjen e tyre dhe si ideatorë i kësaj ideje gjithçka shkoi ashtu siç e kishte menduar.
Mesa duket çifti ka rënë dakort për tu bërë pjesë e këtyre lajmeve, pasi lajme të tilla janë të njohura edhe nga personazhe të tjerë të shoëbizit botëror si Richard Gere me Cindy Crawford apo edhe Belen Rodriguez me Stefano De Martino.
Dhe ishte pikërisht Shoshi që konfirmoi ndarjen eskluzivisht për “Prive” , duke lënë të kuptohet se e vetmja gjë që i mban bashkë tashmë ishte vajza e tyre Poem.