Mes indinjates qe ka shkaktuar ngjarja e 3 vjecares se dhunuar nga edukatorja në nje kopësht ne RTirane, Genta Gjalpi ka shokuar me deklaratën e saj në një InstaStory. Ish-banorja e “Big Brother” është pyetur nga një ndjekës se çfarë ka patur gjithmonë ëndërr të bëhet.
“Kam pasur ëndërr të bëhem mësuese. Po më mirë që nuk u bëra. Me këta nxënës që janë në qarkullim do i kisha degjeneruar në shpulla se janë shumë të pabindur”, ka shkruar ajo me doza humori ne rrjetin social.
Nderkohe, Majlinda Dehima, edukatorja e kopshtit “Stinët” e cika akuzohet se ka dhunuar 3-vjeçaren është rimarrë sërish në pyetje. Dehima, u arrestua një ditë më parë me urdhër të Prokurorisë për akuzën “keqtrajtim i të miturit” lidhur me dhunën ndaj vogëlushes 3-vjeçare.
Por pavarësisht pamjeve filmike, edukatorja i ka qëndruar dëshmisë së saj të para dy ditëve dhe ka mohuar se ia ka dëmtuar ajo këmbën. Ajo pretendon se vajza e ka dëmtuar vetë në hapësirat e krevatit këmbën dhe ajo nuk e ka prekur. Prokuroria e Tiranës pritet të bëj një tjetër ekspertim të pamjeve filmike dhe në vijim edhe ballafaqim të Dehimës me provat që do të dalin gjatë hetimeve. Policia ka nisur hetimet edhe për çiftin e pronarëve të kopshtit, Entela dhe Dritan Danushi, të cilët nuk ishin të pajisur me licencë.
Policia e Tiranës tashmë ka përpiluar një plan masash për kontroll të detajuar të të gjithë territorit për të konstatuar raste të tjera flagrante të kopshteve pa licenca.



















