KreuCelebrity

Megan Fox: Do të doja të isha lidhur me DiCaprio, kur isha në të 20-at!

Megan Fox mbetet një nga aktoret femra më të famshme në Hollywood. Megjithatë, si me çdo personazh të famshëm në epokën moderne, disa fansa interesohen më shumë për jetën e saj personale sesa për atë profesionale.

Megan Fox: Do të doja të isha lidhur me DiCaprio, kur isha në

Aktorja, 37 vjeçe, foli për librin e saj të ri me poezi, “Pretty Boys Are Poisonous”, gjatë një bisede të mbajtur në Racket NYC. Gjatë bisedës, një fanse e pyeti se çfarë këshille do t'i jepte Fox vetes së saj 22-vjeçare.

Fox me sinqeritet pranoi se do të donte të kishte patur diçka më shumë me Leonardo DiCaprio kur ka qenë në të 20-at e saj. “Do ta kisha jetuar fazën time me Leonardo DiCaprio”, tha Fox me shaka.

Megan Fox: Do të doja të isha lidhur me DiCaprio, kur isha në

Aktorja e "Transformers" tha gjithashtu se do t'i thoshte vetes së saj që të mos ishte kaq e varur nga monogamia. “Do të kisha dalë me të gjithë ata djem të vegjël në TikTok”, tha ajo, teksa shtoi, “Unë do t'i thosha vetes që nuk mund ta ndryshosh të kaluarën, dhe se gjithçka që kam kaluar më ka çuar këtu ku jam sot. Duhet të jem më e sjellshme me veten”.

Fox kujtoi gjithashtu disa nga rolet e hershme që ajo ka luajtur në karrierën e saj, si dhe betejat me të cilat ajo është përballur pas arritjes së famës.

Megan Fox: Do të doja të isha lidhur me DiCaprio, kur isha në

"Shpesh ndihesha shumë vetëm”, pranoi Fox. "Ndihesha si në një betejë të humbur, por isha e sigurt në të vërtetën dhe integritetin tim”.

 

 

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF