Supermodelja e njohur Irina Shayk ka dhënë së fundmi një intervistë për revistën “Elle”, ku foli për jetën e saj profesionale dhe personale. Ndër të tjera, Irina ka treguar edhe punën e saj të parë.
“Puna ime e parë, kam lyer një dhomë spitali për 31 ditë sepse doja të blija këpucë me takë. Ishte një punë verore. Ishte shumë e vështirë sepse duhej të lyeja nga ora 08:00-17:00 çdo ditë. Dhe tani di si të lyej kështu që nëse ju nevojitet të lyeni muret apo dritaret, këtu jam”, u shpreh ajo.
Ajo ka treguar se paratë e para që ka fituar i ka shpenzuar për të plotësuar një dëshirë të nënës së saj. “Me paratë e para që kam fituar, punoja me orë të gjata në një ekspozitë. Mendoj se ishte një punë 7-ditore, paguhej 100 dollarë dhe ishin shumë para për mua.
Mamasë sime i duhej një divan i ri kështu që i mblodha paratë, ia dërgova dhe ajo e bleu. Ishte shumë e gëzuar. Kështu që paratë e mia të para shkuan për divanin e ri të mamit. Do të doja ta kishim ende divanin, por nuk e kemi. Mendoj se qentë që ruajnë bagëtinë kanë urinuar mbi të ose diçka e tillë”, tha ajo.