KreuCelebrity

Jennifer Lopez e xhindosur me Ben Affleck: shkak jashtëqitjet e kafshëve shtëpiake!

Një nga arsyet që ka shkaktuar debate mes Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, mesa duket është trajtimi i kafshëve shtëpiake. Ata kanë në shtëpi tetë qen dhe një mace. Dhe sipas Radar Online, aktori nuk dëshiron të pastrojë jashtëqitjen e kafshëve, diçka që e ka mërzitur shumë JLo.

Jennifer Lopez e xhindosur me Ben Affleck: shkak jashtëqitjet e

Sipas mediave, ylli i “Batman” nuk dëshiron të kujdeset për kafshët shtëpiake apo të pastrojë jashtëqitjet e tyre, situatë kjo që ka shkaktuar fërkime mes të dyve, 16 muaj pas martesës së tyre. "Asnjë nga qentë nuk është trajnuar siç duhet, kështu që ata vazhdimisht lehin dhe vrapojnë nëpër shtëpi duke ndjekur macen. Është kaos!".

Një burim tregoi për National Enquirer se këngëtarja "betohet" se është e vetmja që përpiqet të mbajë kafshët shtëpiake dhe gjithmonë kërkon nga burri i saj ndihmë.

Aktori 51-vjeçar mësohet se po kërkon ta zgjidhë problemin duke paguar dikë që ta bëjë këtë punë, por këngëtarja është mërzitur pasi mendon se ai ka kohë për ta bërë. “Pra, sipas mendimit të saj, ai është thjesht dembel", ka thënë burimi i brendshëm.

Jennifer Lopez e xhindosur me Ben Affleck: shkak jashtëqitjet e

Për më tepër situata e krijuar e shqetëson atë pasi e gjithë vëmendja dhe dashuria e kafshëve shtëpiake është e përqendruar te Affleck. "Qentë veçanërisht nuk ngopen me Benin. Ata vrapojnë drejt tij kur ai hyn në dhomë. Nëse ai del nga shtëpia, ata fillojnë të ankohen dhe duan ta ndjekin. Jennifer duhet t'u japë atyre ëmbëlsira për t'i qetësuar”, rrëfeu burimi.

“Në thelb, ai i merr të gjitha përfitimet pa asnjë punë, që është një nga zhgënjimet e saj më të mëdha”, shpjegoi burimi.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF