Kim Kardashian ka zbuluar për herë të parë tatuazhin e saj sekret të cilin e ka realizuar pasi ishte e ftuar në "Saturday Night Live" në vitin 2021.
Në episodin e shtatë të sezonit të katërt të "The Kardashians", Kardashian tregoi tatuazhin e saj gjatë një bisede me stilistin e saj të flokëve Chris Appleton.
Tatuazhi isaj ndodhet në pjesën e brendshme të buzës së poshtme. “Kjo është diçka që ju nuk e dini për mua. Është simboli i pafundësisë. Natën që isha në SNL, unë dhe të gjithë miqtë e mi patëm tatuazhe të ngjashme”, shpjegoi ajo, teksa më tej u shpreh, “Rashë dakord thjesht sepse gjeta një vend ku mund ta fsheh".
Kim thotë se askush nuk e sheh tatuazhin dhe madje bën shaka se edhe ajo e harron ndonjëherë. Herë pas here do të laj dhëmbët dhe do të shoh diçka të zezë dhe do të them, “Cila është ajo vija e zezë“, dhe pastaj them: “Oh, ky është tatuazhi im”.
Dalja e saj në SNL shënoi edhe nisjen e romancës që ajo pati me komedianin Pete Davidson, me të cilin vazhdoi në gusht 2022.