Paris Hilton pak ditë më parë zbuloi portretin e djalit të saj Phoenix në rrjetin social Instagram. Mirëpo ndjekësit filluan të komentonin se kishte diçka që nuk shkonte me formën e kokës së djalit.
Pas komenteve aspak të këndshme vetë Paris komentoi, duke u shprehur: “Ka disa njerëz të sëmurë në këtë botë. Engjëlli im gëzon shëndet të plotë. E sigurisht që do të bëhet mjek, ka një tru të madh”.
Së fundmi ka ardhur edhe reagimi nga motra e Paris, Nicky, teksa ka marrë pjesë në ngjarjen “Glamour Magazine Women of the Year”, 40-vjeçarja tregoi se ndjen neveri kur haset me këto komente.
-
Grammy Awards 2024: Lista e plotë e nominimeve
11 Nëntor, 11:27
“Mendoj se nëse po ngacmoni një foshnjë, atëherë keni probleme serioze dhe vërtet duhet t’i hidhni një sy vetes. Është kaq e çmendur kjo gjë”, u shpreh ajo.
Kujtojmë që Hilton ndan djalin e saj me bashkëshortin Carter Reum, me të cilin u martua dy vite më parë.