Shakira do të kthehet në Barcelonë për t'u përballur organet tatimore. Këngëtarja kolumbiane do të duhet të ulet dhe të përgjigjet para “Audiencia Nacional” për gjashtë akuzat që rëndojnë mbi të. Ajo akuzohet për mashtrim mbi të ardhurat e fitimit gjatë viteve 2012, 2013 dhe 2014.
Mësohet se artistja do të mbërrijë në Barcelonë këtë fundjavë dhe do të jetë e shoqëruar nga fëmijët e saj Milan dhe Sasha. Gjyqi do të nisë më 20 nëntor, por këngëtarja ka planifikuar të jetë aty më herët për t’u bërë gati.
-
“Më çoi në hotel dhe insistoi të…”, Linda akuza shokuese për Bleron!
11 Nëntor, 12:33
Shakira do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e 24-të Latin Grammy Gala që do të mbahet në Sevilje, ku ka shumë shanse për të fituar sepse ka disa nominime. Fëmijët do të qëndrojnë nën kujdesin e babait të tyre, Gerard Pique, i cili nuk ka udhëtuar në Miami këtë muaj për të parë fëmijët e tij për shkak të pranisë së tyre në Barcelonë, sipas El Periodico.
Gjyqi do të përbëhet nga 12 seanca. Në sallën e gjyqit do të jenë 200 dëshmitarë: anëtarë të Prokurorisë së Shtetit, që do të jenë më shumë se gjysma; 60 të kërkuar nga mbrojtja e të akuzuarve dhe 30 nga Prokuroria.
Kolumbiania do të përballet me një dënim me tetë vjet e dy muaj burg, si dhe një gjobë prej gati 24 milionë eurosh në rast se mashtrimi tatimor, prej 14.5 milionë eurosh, vërtetohet.