Aktori i njohur Bruce Willis prej kohësh po vuan nga demenca frontotemporale. Së fundmi vajza e tij, Tallulah Belle Willis, ka folur për gjendjen e babait të saj gjatë një paraqitjeje në Drew Barrymore Show.
Vajza e Bruce Willis dhe Demi Moore gjithashtu falënderoi fansat e babait të saj, të cilët dhanë mbështetjen e tyre të plotë për sëmundjen e tij, “Ne ishim shumë të prekur nga dashuria që të gjithë ju ndatë për të gjatë kësaj kohe të vështirë. Dhembshuria, mirëkuptimi dhe respekti juaj i vazhdueshëm na lejon të ndihmojmë Bruce të jetojë jetën sa më të plotë".
29-vjeçarja zbuloi edhe arsyen pse familja e saj vendosi të bënte publik lajmin për sëmundjen e aktorit, “Për ne është shumë e rëndësishme të rrisim ndërgjegjësimin për sëmundjen. Nëse mund të arrijmë diçka me të cilën luftojmë si familje, të ndihmojmë njerëzit e tjerë, ta transformojmë dhe ta kthejmë në diçka të bukur...”.
Vajza e aktorit preku jo pak fansat kur tha se i bën pafund foto babait të saj për të dokumentuar jetën e tij të përditshme, “Sa herë që shkoj në shtëpinë e babait tim, bëj mijëra foto të gjithçkaje që shoh. Unë jam si një arkeologe, duke kërkuar thesare në gjërat që nuk i kam kushtuar kurrë vëmendje. I ruajta të gjitha mesazhet zanore të tij në një hard disk. Po përpiqem të dokumentoj veten, të ndërtoj një arkiv për ditën kur ai nuk do të jetë më për të kujtuar atë dhe ne”.