KreuCelebrity

Blogerja braziliane vdes pas liposuksionit

Blogerja braziliane vdes pas liposuksionit
Një influencuese braziliane dhe yll i reality show-t televiziv, vdiq në moshën 29-vjeçare pasi iu nënshtrua një operacioni me liposuksion.


"Ajo vdiq të martën në një spital në Sao Paulo pas një procedure estetike", kështu raportojnë mediat.
Rreth dy orë e gjysmë pas operacionit në Spitalin São Luiz të hënën, Andrade pësoi një arrest kardiak.

"Operacioni u ndërpre dhe pacientja iu nënshtrua analizave që zbuluan trombozë masive. Ajo u transferua në ICU, ku iu nënshtrua mjekimeve dhe trajtimit hemodinamik. Me gjithë përpjekjet e ekipit të spitalit, ajo humbi jetën tani. Shkaku i vdekjes ishte embolia masive pulmonare”.


Sipas klinikës Mayo, një emboli pulmonare është “një mpiksje gjaku që bllokon dhe ndalon rrjedhjen e gjakut në një arterie në mushkëri. Në shumicën e rasteve, mpiksja e gjakut fillon në një venë të thellë në këmbë dhe shkon në mushkëri.

Andrade, e cila kishte 558,000 ndjekës në Instagram, ishte e njohur për interpretimin në sezonin 6 të reality show brazilian Power Couple me të dashurin e saj João Hadad.

Tags:

bloggere

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF