KreuCelebrity

"Kanë kimi të paparë": Tre muaj nga ndarja, Sofia Vergara nis një romancë të re!

 

Sofia Vergara po takohet me mjekun Justin Saliman dhe duket se mes tyre, gjërat shkojnë shumë mirë. Aktorja dhe mjeku kanë një kimi të jashtëzakonshme, thonë burimet dhe ajo po bie në dashuri.  

"Kanë kimi të paparë": Tre muaj nga ndarja, Sofia

 

“Sofia po dashurohet me Justin, pasi kalon shumë kohë me të. Ata kanë një kimi fantastike mes tyre  dhe miqtë mendojnë se janë një çift i mrekullueshëm”, u shpreh burimi, duke shtuar se: “Ajo duket shumë e lumtur pas takimeve me të”

"Kanë kimi të paparë": Tre muaj nga ndarja, Sofia

Aktorja foli në muajin shtator për Entertainment Tonight dhe e pyetur për vitin e kaluar, ajo fillimisht tha: “Ka qenë shumë interesante, e dini. Ishte një vit shumë interesant për mua”. Ylli po i referohej qartë divorcit të saj nga Joe Manganiello, me të cilin ishte e martuar për shtatë vjet. “Shumë ndryshime, shumë të mira dhe të çmendura, por edhe të këqija. Gjithçka ndodh. E dini, është ajo që e bën jetën kaq argëtuese dhe interesante”, shtoi Sofia. 

"Kanë kimi të paparë": Tre muaj nga ndarja, Sofia

Madje, pavarësisht divorcit, ajo ka theksuar se beson se ende e presin shumë gjëra të mira. “Ka gjithmonë kohë për më shumë gjëra të mira.” Gati dy muaj pas ndarjes së tyre, ish-bashkëshorti i saj pati një lidhje me kolegen e saj aktore, Caitlin O’Connor. 

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF