Jennifer Lopez dhe Ben Affleck morën një rezistencë të re në Kaliforni, megjithatë, prona ka një të kaluar të zezë. Rezidenca gjigante, Wallingford Drive, Beverly Hill ka qenë objekt i raporteve të policisë në Kaliforni pasi krimet që kanë ndodhur aty, kanë qenë të tmerrshme.
Curtis D. Somoza, një nga pronarët e mëparshëm të rezidencës, po vuan tani një dënim 25-vjeçar për mashtrimin e 64 personave me skemën e famshme Ponzi dhe grumbullimin e një pasurie prej 61 milionësh. Ai ishte pronar i shtëpisë nga viti 2004 deri në vitin 2007.
Edhe pse ka pasur shumë pronarë gjatë viteve, padyshim, historia që i jep zemërim kujtdo që lexon për të, ndodhi në vitin 2015 kur princi saudit Majed Abdulaziz Al-Saud, bleu rezidencën dhe thuhet se kreu një sërë abuzimesh seksuale.
Rezidenca gjigante dhe luksoze e Bennifer ka 12 dhoma gjumi, 24 banja dhe ka 15 oxhaqe, hapësirë për 12 makina, një pishinë të madhe, një kompleks gjigant sportiv, një SPA të plotë, një bodrum vere në një dhomë të veçantë, dhe edhe një kinema ku mblidhen të gjithë për të parë filma.
-
Diana dhe Dosi, një histori dashurie! Një libër për mos t’u humbur!
13 Nëntor, 10:08
Sipas TMZ, rezidenca doli shitje në vitin 2018, çmimi i shitjes ishte 135 milionë, por për shkak të historisë së saj, vlera e saj u ul dhe JLo dhe Ben Affleck arritën ta blinin atë për më pak se gjysmën e çmimit në 61 milionë.