Ledri Vula dhe Sara Hoxha kanë qenë prej kohësh njëri prej cifteve më të përfolura të showbizit shqiptar, por se fundi ata tërhoqën vëmendjen më shumë se kurdoherë tjetër për shkak të lajmeve se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
E teksa vazhdojnë hamendësimet, me disa që thonë se janë ndarë dhe të tjerë që pretendojnë se është e gjitha thjesht një lojë marketing, nga vetë dyshja nuk ka asnjë koment publik për këtë cështje.
U duk sikur kengetari e vulosi ditën e djeshme ndarjen me fshirjen e këngës “Gjendja” nga Youtube, ku protagoniste në klip ishte Sara. Ajo vetë nga ana tjetër ka publikuar një foto ku vëmendjen e merr komenti i reperit gjerman, Luciano. Reperi i ka komentuar disa yje Sares.
Vihet re se ata ndiqen me njëri-tjetrin në Instagram, por reperi ndiqet gjithashtu edhe me kolegun e tij Ledri Vula.