KreuCelebrity

Wanda Nara dhe rrëfimi prekës për leuceminë: Mauro Icardi u çmend!

Wanda Nara ndau në programin “Dancing with the Stars 2023” se kur u diagnostikua me leucemi Mauro Icardi u çmend, nuk mund të flinte, madje e gjeti në katër të mëngjesit me telefonin e tij duke kërkuar për trajtim.

Wanda Nara dhe rrëfimi prekës për leuceminë: Mauro Icardi u

“Pak para se të festonim 10 vjet së bashku, kur u diagnostikova me sëmundjen, mbaj mend që isha në spital, u zgjova në orën 4 të mëngjesit dhe gjeta Mauron me telefon për të kërkuar trajtime nëpër botë. U çmend, nuk mund të flinte. Atëherë kupton kur të thonë "në mirë a keq, në sëmundje e në shëndet. Jeta të çon në situata ku sheh dashurinë e vërtetë”, tha Wanda Nara.

“Kemi kaluar shumë së bashku dhe pas një kohe të gjatë shoh se çfarë është dashuria e vërtetë, shoh që ai zgjohet natën nëse dikush është i sëmurë. Tani që nuk jam pranë tij, ai stërvitet dhe më pas kalon kohë me fëmijët”, tha ajo më tej.

Wanda Nara ndau ndikimin që pati diagnoza e sëmundjes së saj jo vetëm te partneri i saj, i cili donte të linte futbollin, por edhe te pjesëtarët e tjerë të familjes, "Mauro donte të linte karrierën e tij, motra ime (Zaira) u kthye nga pushimet, nëna ime ishte shtrirë në dysheme, fëmijët e mi po qanin për shkak të asaj çfarë dëgjuan në media... U bëra e fortë, por gjithçka po shkatërrohej”.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF