Në shtypin rozë po qarkullojnë prej disa javësh se moderimi i Big Brother VIP 3 nuk do t`i besohet më Arbana Osmanit. Nga ana e saj deri tani ka pasur vetëm heshtje, e kjo duke ti ka ushqyer hamendësimet edhe më shumë.
Së fundi, kanë lindur aludime në lidhje me personin që mund të drejtojë programin ndoshta më të suksesshëm të Top Channel. Lidhur me këto thashetheme, Bora Zemani është ngacmuar nga gazetari i “Shqipëria Live”, i cili nuk ka nguruar të pyesë drejtpërdrejtë moderatoren nëse do të jetë ajo që do e prezantojë sezonin e ardhshëm të Big-ut.
Gazetari: Ti je një ndër emrat që po përflitesh për Big Brother Vip
Bora Zemani: Thua? Do më shkonte? Si mendon ti?
Gazetari: Po të pyes ty, sot jam unë ai që të bën pyetje
Bora Zemani: Do doja të dija mendimin e të tjerëve, prandaj po të pyes edhe unë
Gazetari: Le ta vendosë publiku
Bora Zemani: Po, le ta vendosë publiku më mirë. Gjithmonë publiku…
https://www.instagram.com/reel/CzlyYqJNakv/?utm_source=ig_web_copy_link