Eno Popi është shumë hermetik për jetën e tij private. Megjithate, moderatori dorëzohet dhe ai ndonjëherë përballë dëshirës për të ndarë me te gjithë momente gëzimi.
Keshtu, sot beri një përjashtim duke vendosur të ndajë një foto me vajzën e tij pas kaq shumë kohësh. Liv duket aty qe është rritur kaq shumë.
Në postimin e ëmbël në Instastory moderatori shfaqet krah vogëlushes së tij, duke shkruar thjesht ‘Liv’. Vajza erdhi në jetë në 2018, duke i ndryshuar krejtesisht jetën prindërve të saj, Enos dhe partneres së tij, Atena Palit. Ata vendosën që ta mirëprisnin vajzën e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që aktualisht Atena dhe Liv jetojnë në Kanada.
Gazetari është treguar shpesh i rezervuar në deklaratat e tij publike për prindërimin apo jetën private në tërësi.