KreuCelebrity

Ndahet nga jeta producenti i serialit “Euphoria”, 44 vjeç!

Producenti Kevin Turen, i njohur më së shumti për serialet e HBO Euphoria dhe The Idol, ka ndërruar jetë në moshën 44-vjeçare.

Ndahet nga jeta producenti i serialit “Euphoria”, 44 vjeç!

Lajmin e trishtë e dha babai i tij, Edward Turenne, me anë të një deklarate për “Deadline”. Kevin ishte tepër i veçantë, bota ka humbur shumë. Ai ishte kaq i veçantë”, tha ai.

Kevin la pas gruan e tij Evelina, me të cilën u martua në vitin 2012, dhe fëmijët e tyre, djemtë Jack dhe James. Turenne ka lindur në Manhattan dhe ka studiuar film në Universitetin e Kolumbias përpara se të fillonte karrierën e tij.

Ndahet nga jeta producenti i serialit “Euphoria”, 44 vjeç!

Ai bëri debutimin e tij si producent në filmin Wassup Rockers të vitit 2005, me regji të Larry Clark. Megjithatë, arritja e tij më e madhe ishte seriali “Euphoria”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF