KreuCelebrity

Ilda Lumani zbulon kur fillon “X Factor”!

Ilda Lumani zbulon kur fillon “X Factor”!

Prej javësh është bërë me dije se shumë shpejt në televizionin Klan do të fillojë programi aq shumë i dashur për mbarë shqiptarët “X Factor”. E teksa nga rrjetet sociale kemi mësuar se po xhirohen audicionet e këtij formati, skenaristja e “X Factor”, Ilda Lumani, mëngjesin e kësaj të marte, në një intervistë për gazetaren Iva Kalemi në Klan News, ka shuar kuriozitetin për të gjithë teleshikuesit dhe ka zbuluar detaje rreth këtij edicioni.

Ilda Lumani zbulon kur fillon “X Factor”!

Lumani tha se pjesëmarrja në audicione ka qenë e jashtëzakonshme dhe talentet që pritet të konkurrojnë në këtë spektaklet janë të shumtë, duke e bërë garën mes tyre të fortë.

Për të gjithë ata që mezi po e presin, skenaristja e “X Factor” zbuloi se spektakli do të fillojë në mes të dhjetorit, si fillim me audicionet dhe më pas me përzgjedhjen e konkurrentëve nga anëtarët e jurisë.

Emrat e jurisë të konfirmuar deri në këtë momente janë Adi Krasta, Arilena Ara dhe Elhaida Dani, një përzgjedhje e bukur, pasi, sikurse edhe Lumani u shpreh, secili prej anëtarëve të jurisë ka kërkesa dhe kritere të ndryshëm për konkurrentët.

Ilda Lumani zbulon kur fillon “X Factor”!

Teksa u pyet se si është të punosh me Vera Grabockën dhe Alketa Vejsiun, Lumani tha se për të realizuar spektakle të niveleve të tilla, siç është “X Factor”, rruga për të arritur produktin final padyshim që është e vështirë. Lumani veçoi te Vera Grabocka faktin se pavarësisht eksperiencës së gjatë që ajo ka, gjithmonë është e etur të mësojë gjëra të reja, ndërkohë për Alketa Vejsiun u shpreh se është inovative dhe e aftë për të spikatur se çfarë publiku kërkon./bordo.al

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF