Sipas The Messenger, Travis Kelce po planifikon të kalojë Krishtlindjet me yllin e muzikës pop Taylor Swift dhe familjet e tyre përkatëse. Ata nuk kanë mundur të qëndrojnë larg njëri-tjetrit që nga shtatori.
Madje, Kelce, 34 vjeç, ka përfituar nga “Bye Week” për të marrë pjesë në koncertin e Swift-it në Argjentinë, të cilin e ka shijuar përkrah babait të saj.
-
Ilda Lumani zbulon kur fillon “X Factor”!
14 Nëntor, 10:40
“Ata shpresojnë se do të gjejnë kohë për njëri-tjetrin gjatë festave të dhjetorit”, raporton The Messenger. "Ata kanë folur për planet e pushimeve dhe sesi gjithçka do të funksionojë gjatë sezonit të tyre të ngarkuar. “Travis dhe Taylor kanë plane në dhjetor për të qenë me familjet e njëri-tjetrit për pushime”.
Swift, 33, ka ndjekur një pjesë të vogël të ndeshjeve të Chiefs këtë sezon dhe Kelce performon jashtëzakonisht më mirë kur ajo është e pranishme.
Për të mbajtur Swift, e cila kohët e fundit u bë miliardere, të kënaqur dhe të dashuruar ylli 34-vjeçar i NFL blen lule për të "shumë herë në javë". "Trëndafila të kuq një ditë, trëndafila rozë disa ditë më pas”, tha një burim i brendshëm për US Sun. “Luledielli në fundjavë, ai e bën një gjë të tillë shumë shpesh”.