KreuCelebrity

Ylli Limani, pjesë e jurisë së “X Factor”?

Ylli Limani, pjesë e jurisë së “X Factor”?

Programi shumë i dashur për mbarë shqiptarët “X Factor” do të vijë shumë shpejt në ekran për të gjithë teleshikuesit e televizionit Klan. Edhe pse prej javësh produksioni i programit ka nisur punën, dhe nga rrjetet sociale kemi mësuar se po xhirohen audicionet e këtij formati, së fundmi skenaristja e “X Factor”, Ilda Lumani, ka ndarë më shumë detaje, duke zbuluar edhe se programi do të nisë transmetimin në mes të muajit dhjetor.

Ylli Limani, pjesë e jurisë së “X Factor”?

Gjatë intervistës me gazetaren Iva Kalemi në Klan News, Lumani konfirmoi edhe disa prej anëtarëve të jurisë, e teksa u pyet nga gazetarja nëse Ylli Limani do të jetë pjesë e jurisë së audicioneve, sikurse është aluduar në rrjet dhe si një nga këngëtarët më të pëlqyer, Lumani zgjodhi të mos konfirmojë por as të mohojë praninë e tij. “Po ndoshta, edhe mund të jetë”, tha ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by YLL LIMANI (@ylllimani)

Na mbetet të presim një moment të dytë, për të mësuar vërtet se cilët do të jenë VIP-at që do t’i bashkohen jurisë së audicioneve, përveç emrave shumë të dashur që tashmë janë konfirmuar nga faqja zyrtare në Instagram e “X Factor” .

Deri tani është zbuluar se juria zyrtare përbëhet nga, Elhaida Dani, Zhani Ciko, Arilena Ara, Adi Krasta. Ndërkohë pjesë e jurisë së audicioneve do të jenë, Vesa Luma dhe Young Zerka.

 

Pjesë nga biseda:

Iva: Ajo që ka tërhequr shumë vëmendjen, por dhe ju mendoj që e keni bërë pak me kas, është çështja e jurisë. Shumë është diskutuar, janë konfirmuar le të themi emrat kryesorë, apo jo? Mund të quhet një konfirmim zyrtar?

Ilda: Po deri diku, se nuk e di çfarë ju dini. Sepse janë shumë emra dhe juria është shumë pak.

Iva: Ne dimë që Adi Krasta është konfirmuar, Elhaida Dani.

Ilda: Në fakt në këto ditë kemi audicione, edhe sot madje kemi audicione, të jurisë, të cilat ndjekin këtë protokoll për ta shpjeguar si funksionon: pas audicioneve të produksionit, të gjithë konkurrentët kanë kaluar në një fazë filtri nga vokal coach-ët, që janë 3 artistë shumë të mirë Land Kademi, Kamela Islamaj dhe Egzona Ademi. 3 artistë, të cilët i kanë i kanë përgatitur konkurrentët për të dalë para jurisë.

Iva: Pra është faza përgatitore që bëhet?

Ilda: Në momentin që këta artistë kanë dalë para jurisë, atëherë kemi audicione zyrtare të cilat po regjistrohen dhe do të transmetohen në televizionin Klan gjatë muajit dhjetor.

Iva: Po një pjesëtar i jurisë do të jetë i ndryshueshëm çdo javë, apo jo? Apo është një informacion i gabuar?

Ilda: Audicionet përgjithësisht kanë një juri të lëvizshme.

Iva: Shumë pikëpyetje ka patur në fakt për Ylli Limanin, është shumë i pëlqyer.

Ilda: Po ndoshta, edhe mund të jetë.

Iva: Atëherë ne po e marrim si po.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF