Pritjes i erdhi fundi! Edicionin e tretë të “Big Brother Vip Albania”, sipas Zëri.ai, do ta prezantoje Ledion Liço. Siç u përfol, këtë vit reality-show i famshëm nuk do i besohet prezantueses Arbana Osmani, e as Bora zemanit, nje tjeter emer i lakuar se fundi.
Arbana, sipas te njejtit burim, thuhet se ka ndërprerë ‘negociatat’ për shkak të një ‘ngërçi’ me administratorët e televizionit, që mendohet se ka lidhje me kompensimin financiar.
Vendin e saj këtë vit do ta zërë Ledion Liço i angazhuar së fundmi si producent në “Top Channel”. Liço është përgatitur për rikthimin në ekran, kjo edhe falë projekteve të fundit si “A live night” apo filmi “Në kuadër të dashurisë”.
Përpos kësaj, kjo per Ledionin nujk ka per te qene nje eksperience e re, sepse ai ka prezantuar më parë sezonin e tetë të “Big Brother”.



















