Leonardo DiCaprio ka festuar këtë fundjavë ditëlindjen e tij. Dhe besojeni apo jo, ishte ditëlindja e 49-të e superyllit të Hollivudit dhe ai organizoi një festë siç i ka hije atij, për të shënuar këtë rast.
Të pranishëm në këtë festë ishin emra të mëdhenj të showbiz-it botëror, si Beyonce, Jay-Z, Lady Gaga, Rita Ora, Kim Kardashian, Scott Eastwood, Tobey Maguire, Taika Waititi, Chris Rock, Soleil Moon Frye dhe Salma Hayek.
Pavarësisht se publikimi i pamjeve në rrjetet sociale ishte i ndaluar, disa pamje nga festa janë siguruar. Në një video, DiCaprio shihet duke kënduar dhe kërcyer së bashku me miqtë e tij. Aktori i “Wolf of Wallstreet” dëgjohet duke kënduar një këngë të vjetër rep.
DiCaprio shoqërohej nga e dashura aktuale Vittoria Ceretti, me cilën u pa duke u puthur dhe përqafuar për pjesën më të madhe të natës.



















