Ju mund të pasuroni regjimin tuaj ushqimor me uthull molle për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien tuaj. Por a i dinit përfitimet e saj për fëmijët?
Nuk ka kalori
Ashtu si të rriturit, edhe fëmijët luftojnë me peshën e tepërt. Prandaj është e rëndësishme të gjeni mënyra të reja për të kursyer kalori aty-këtu, pa e bërë fëmijën tuaj të ndihet i privuar nga ushqimi. Uthulla e mollës është një zgjedhje e mirë për fëmijët ,sepse i shton shije ushqimit dhe nuk përmban asnjë kalori.
E pasur me antioksidantë
Uthulla e mollës është e pasur me polifenole, të cilat janë një lloj antioksidantësh. Antioksidantët në ushqim ofrojnë mbrojtjeje kundër dëmtimit të qelizave nga radikalet e lira. Njerëzit që kanë një regjim ushqimor të pasur me antioksidantë kanë shkallë më të ulët rrezikshmërie të sëmundjeve kronike si kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Duke shtuar uthull molle në regjimin ushqimor të fëmijës tuaj, ju mund ta mbroni atë nga sëmundje të ndryshme.
-
Çfarë frutash duhet të hani patjetër në vjeshtë?
10 Tetor, 15:46
Ka një lidhje midis përdorimit të uthullës së mollës të papasterizuar dhe helmimit nga ushqimi. Helmimi me ushqim te fëmijët është veçanërisht i rrezikshëm, pasi sistemi i tyre imunitar është në zhvillim. Për të kufizuar rrezikun, blini vetëm uthull molle të pasterizuar. Një artikull i vitit 2012 i botuar në ‘Revistën Holandeze të Stomatologjisë’ u raportua për një rast të dëmtimit të dhëmbëve pas përdorimit kronik të uthullës së mollës si suplement.
Është e rëndësishme të mbroni dhëmbët e fëmijës suaj për të parandaluar prishjen e dhëmbëve dhe problemet dentare, ndërsa ata rriten. Përdorimi i uthullës në ushqim mund të ndihmojë në parandalimin e disa prej efekteve në dhëmbët e fëmijës tuaj.
-
Keni imunitet të dobët? Pija magjike me mjaltë, limon, ujë!
9 Tetor, 14:31
Këshilla për përdorim
Uthulla e mollës është një bazë e mirë për çdo sallatë të bërë në shtëpi. Ju gjithashtu mund të bëni një sallatë frutash të ëmbël dhe të thartë me uthull, duke i hedhur luleshtrydhe të prera në feta, shalqi dhe çfarëdo fruti tjetër që mund të keni në shtëpi.
Uthulla gjithashtu shërben për të marinuar mishrat, si mishi i pulës dhe viçit.