Fillim pranvera nisi bukur në kryeqytet falë një eventi tejet të veçantë që parfumeri “Cryptic” ka organizuar, për të prezantuar fragrancën më të re të “Boadicea The Victorious”.
Ky prezantim ishte i rrallë pasi servirej për të ftuarit jo vetëm përmes aromës, por edhe nëpërmjet lentes së aparatit fotografik të artistit Ergys Zhabjaku. Të gjithë të pranishmit përjetuan një udhëtim të paharrueshëm, duke vëzhguar ekspozitën e parë të disa prej aromave më elitare në botë “niche/luxury” nga marka britanike “Boadicea The Victorious”, të sjella në një seri ndjesish në foto nga artisti Ergys Zhabjaku.
Kjo ekspozitë u hap më 13 mars në ambientet e Muzeut Kombëtar në Tiranë, dhe të pranishëm në të ishin emra të njohur të botës së artit, medias, biznesit, ku mund të përmendim, Drilona Boçin, Rudina Dembacajn, Ilda Lumanin, Albert Dumanin, Julka Gramon, Kamela Islamin, Marçela Latin, etj..
“LM Comercial” ishte pjesë e këtij eventi, duke bërë që të gjithë të pranishmit me anë të verës që ata ofruan, ta shijonin më tepër këtë ekspozitë, e cila u realizua në ambientet e Muzeut Kombëtar në Tiranë.
Ekspozita për të gjithë ata që adhurojnë botën e parfumerisë do të vijojë të jetë e hapur deri më 15 mars.