Revista “Bordo” prej 9 vitesh ka nisur rrugëtimin e saj në median ‘print’ dhe ‘online’, duke sjellë te lexuesi gjithmonë më të mirën. Një revistë e përmuajshme, dedikuar 100 për qind artit dhe modës, stilit të jetesës dhe karrierës, sjell personazhe që shprehen përmes fjalës, intervista të trajtuara me kujdes dhe sesione fotografike dedikuar figurave më në zë të momentit.
-
E fundit nga BORDO; Kanal në YouTube!
29 Shtator, 12:11
E përveç revistës ‘print’, në ‘web’ gjeni lajme të përzgjedhura nga ajo çfarë ndodh në ‘shoëbizin’ shqiptar dhe botëror. Pak javë më parë "Bordo" njohu lexuesit me kanalin e Youtubem nga ku çdo javë të gjithë do të kenë mundësi të ndjekin video ekskluzive duke filluar nga në kuzhinë me shefat më të mirë në vend, te intervista me pyetje pikante, rutinat e ‘make-up’ dhe bukurisë, ‘home tours’ dhe ‘bakestage’ me personazhet më të njohur, më të përfolur dhe më të dashur që vendi ynë ka. Por risitë e Revista Bordo nuk përfundojnë këtu pasi në shenjë falenderimi për lexuesit e besnikë, por pse jo edhe për ata që sapo janë njohur me këtë tabloid, tashmë do të kenë mundësi të gjithë të lexojnë versionin e printuar të revistës duke e shkarkuar online. Nëpërmjet kësaj dritare mund të lexoni online të gjitha faqet çdo botimi të muajit paraardhës.
Si ta shkarkoni revistën në PDF:
Hapni një lajm dhe në anën e djathtë të ekranit të kompjuterit tuaj do të shfaqet një prej kopertinat e Bordo. Klikoni në ‘shkarko versionin PDF’ dhe revista menjëherë është në ‘dorën’ tuaj falas, pa asnjë tarifë ekstra.