Saranda është renditur si një ndër 15 tregjet më të mira të Krishtlindjeve “Best Christmas Market” në Europë, sipas Forbes, Traveler dhe European Best Destinations.
Bazuar në një rekord prej 600 mijë votash nga 168 vende në mbarë botën, organizata e destinacioneve më të mira evropiane ka zbuluar listën e saj të destinacioneve më të bukura të Krishtlindjeve, ku mes tyre për herë të parë renditet edhe një nga qytetet e Shqipërisë, Saranda e cila ka marrë një total prej 20.059 votash, duke u renditur ne vendin e 15.
Udhëtarët i kanë vendosur këto 20 vende në krye të renditjes së tyre të Tregut më të mirë të Krishtlindjeve në Evropë, për periudhën 2023-2024.
Lajmi është ndarë në rrjetet sociale edhe kryeministri Edi Rama. “Saranda destinacion edhe në dimër. Atmosfera festive e Krishtlindjeve sarandjote, ndër më të bukurat sipas Forbes, Traveler dhe European Best Destinations”, shkruan Rama.
Destinacionet e përzgjedhura, janë: “Asti-Govone, Birmingham, Bruges, Bruksel, Budapest, Craiova, Dresden, Edinburg, Londër, Madeira, Manchester, Metz, Montbéliard, Poznan, Pragë, Riga, Sarandë, Trier, Valkenburg, Vjenë”.