KreuCelebrity

Me këtë zakon, Ben Affleck shkakton tension mes Jennifer Lopez dhe Jennifer Garner!

Me këtë zakon, Ben Affleck shkakton tension mes Jennifer Lopez dhe

Një zakon i Ben Affleck, që nuk mund ta lëri duhanin, duket se po shkakton probleme mes gruas së tij aktuale, Jennifer Lopez, dhe ish-bashkëshortes së tij, Jennifer Garner, me të cilën ndan detyrat e prindërimit.

Sipas informacioneve të revistës Star, Lopez dhe Garner kanë pasur mosmarrëveshje kohët e fundit, pasi kjo e fundit i konsideron cigaret 'të neveritshme' dhe i ka kërkuar Affleck-ut të mos pijë duhan kur është pranë fëmijëve të saj.

Me këtë zakon, Ben Affleck shkakton tension mes Jennifer Lopez dhe

Ata kanë tre fëmijë nga lidhja e tyre 14-vjeçare që filloi në 2004, Violet Anne Affleck (18 vjeçe), Seraphina Rose Elizabeth Affleck (14 vjeçe) dhe Samuel Garner (11 vjeçe), përpara se të fillonte të takohej përsëri me Lopez në 2021.

Nga ana tjetër, JLo mendon se cigaret e ndihmojnë Affleck-un të qetësojë ankthet e tij dhe ta mbajë të kthjellët, dhe ajo është e gatshme të durojë këtë zakon nëse e mban atë të larguar nga varësitë e tjera.

Me këtë zakon, Ben Affleck shkakton tension mes Jennifer Lopez dhe

Kjo ka shkaktuar tensione, pasi sipas perceptimit të Garner-it, Lopez e lë Affleck-un të pijë duhan sa herë që ai të dojë dhe në çdo kohë që ai të dojë, pa e ditur se kjo gjë e shqetëson edhe JLo-në.

Sipas RadarOnline.com edhe Lopez nuk e duron dot duhanin dhe i ka kërkuar Affleck-ut që kur ka nevojë për një cigare, ta bëjë atë larg saj.

 

Tags:

jennifrgar

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF