KreuCelebrity

Gjithë çfarë duhet të dini për të dashurin “golden retriever”!

Gjithë çfarë duhet të dini për të dashurin

“Golden retriever” është padyshim një nga qenushët më të dashur, dhe që të gjithë duan ta kenë. Por ndërkohë, emri i tyre ka nisur të përdoret rëndom në rrjetet sociale për të përshkruar cilësitë e një partneri të caktuar. I dashuri me personalitet “golden retriever” është tamam ashtu sic mendohet: besnik, romantik, i qeshur, s’merr gjëra për ters, i qëndrueshëm, detajist dhe të do pa kushte dhe me përkushtim. Madje, kërkon ndjesë edhe kur je ti gabim.

Konsiderohet një i dashur me shumë energji, që sjell harmoni, dashuri dhe është shumë mbështetës në një marrëdhënie.

Karakteristikat e tij janë:

Të mbush me dashuri dhe zakonisht e shpreh admirimin me prekje

Të bën shumë komplimente

Të thotë fjalët e duhura në momentin e duhur

Nuk i merr gjërat dhe aq seriozisht, si një golden retriever që vdes të luaje

E sheh gotën gjysmë plotë

Nuk bën drama të panevojshme

Përshtatet me njerëzit dhe s’merr vesh fare nga ironia

Të ndihmon të zgjidhësh problemet

Kalon kohë me ty

Buzëqesh shumë

Është shumë miqësor

Është empatik

Flamujt e kuq të të dashurit me personalitet “golden retriever”

Mund të mos ketë shumë pavarësi

Mund të mos i marrë seriozisht kufijtë që i vendos

Mund të ketë probleme me komunikimin, sepse i shmanget bisedave të vështira

Mund të mos i dalë për zot vetes se shmang konfliktet

Mund të bëhet pak i ngjitur

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF