Dy muaj pas ndarjes me Joe Jonas, Sophie Turner ka konfirmuar lidhjen e re me të dashurin aristokrat britanik Peregrine Pearson. Aktorja e “Game Of Thrones”, 27 vjeç, e cila është në proces divorci me bashkëshortin Joe Jonas, u pa duke puthur me pasion trashëgimtarin e perandorisë mediatike, familja e të cilit ka një pasuri neto prej më shumë se 224 milionë funte.
Sophie dhe Peregrine, i cili njihet si Perry për miqtë e tij, u panë për herë të parë duke u puthur në muajin tetor, vetwm disa ditw pas bwrjes publike tw ndarjes me Joe Jonas. Peregrine, 29 vjeç, kohët e fundit ka kaluar gjithashtu ndarjen e tij, pasi u nda nga thjeshtra e mbretit Charles, Princesha Maria-Olympia e Greqisë dhe Danimarkës.
Por duket se çifti i ri ka gjetur ngushëllim tek njëri-tjetri pas ndarjeve të tyre, pasi marrëdhënia mes tyre duket shumw e ngushtw. Gjatë shëtitjes romantike, Sophie dhe Peregrine nuk mund t'i mbanin duart larg njëri-tjetrit ndërsa u ndalën në disa raste për përqafime dhe puthje.