Sarah Berisha postoi foto me të motrën,por barku i saj që dukej i rrumbullakosur bëri të shpërthenin komentet në rrjet. Ndodh shpesh në fakt, që poza të tilla të një personazhi publik, te bejne që njerëzit të fillojnë të aludojnë për shtatzëni.
Ishte motra e Sarës, Ditea e cila ka publikuar disa foto ku vëmendjen e terhoqi menjëherë ky fakt.
Por Ditea nuk i ka lënë pa përgjigje. “Në fakt jemi 4 se i ka binjak”, ironizon ajo ndjekësen duke i shkelur syrin.
Kujtojmë se Sarah është në një lidhje dashurie me Dj Pm. Dyshja u njohën në Big Brother VIP dhe çifti është kthyer ndër të preferuarit e publikut shqiptar.



















