KreuCelebrity

Angelina Jolie: Gati të lërë Hollivudin e të zhvendoset në Kamboxhia!

Angelina Jolie: Gati të lërë Hollivudin e të zhvendoset

Në një intervistë të gjatë për Wall Street Journal. Angelina Jolie rrëfeu se do të donte ta linte pas Hollivudin e “pashëndetshëm”, dhe të transferohej në shtëpinë e saj në Kamboxhia. Diva amerikane foli për planet e saj për të ardhmen, të cilat me sa duket, ka ndërmend t`i verë në jetë pasi të zgjidhen përfundimisht betejat e divorcit që ka me Brad Pitt, ndërsa u rrëfye edhe mbi mëmësinë, shëndetin e saj psikologjik dhe synimet për të ripërsëritur rolin e personazhit të tij të keq në "Maleficent 3". 

Angelina Jolie: Gati të lërë Hollivudin e të zhvendoset

'Los Anxhelosi eshte një vend sipërfaqësor' , u shpreh aktivistja humanitare, 48 vjeçare, e cila pikërisht në këtë vend ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së saj. “Kur unë fillova aktrimin, atëherë nuk ishte kaq e madhe sa tani nevoja për t'u bërë personazh publik, për të ndarë kaq shumë për jetën tënde personale, cka vjen automatikisht me të qenit i famshëm”. Ajo tha më tej me humor se për shkak të paparacëve, "nuk ka më një jetë reale shoqërore" dhe se të gjithë "miqtë e saj më të ngushtë janë refugjatë”.  

Për vite me radhë Angelina Jolie e ka reduktuar ndjeshëm angazhimin e saj ndaj kinemasë për t'iu përkushtuar kryesisht familjes dhe punës së saj me Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, duke vizituar herë pas here kampet në Kamboxhia, Tanzani, Sierra Leone dhe Pakistani. "Ka një arsye pse njerëzit që kanë kaluar vështirësi janë gjithashtu shumë më të ndershëm dhe shumë më të lidhur me njëri-tjetrin, dhe unë jam më e qetë me ta," tha aktorja. “Pse më pëlqen të kaloj kohë me njerëz që janë të mbijetuar dhe refugjatë? Ata janë marrë aq shumë me njëri-tjetrin në jetë, saqë kjo sjell jo vetëm forcë, por edhe njerëzim”, u shpreh ajo.  

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF