KreuCelebrity

Rrëqeth vëllai i Liridonës: Nana thotë faleminderit që po bëjnë këtë për Donën time!

Rrëqeth vëllai i Liridonës: Nana thotë faleminderit që

Vrasja e Liridona Ademajt, 30 vjeçe, ka tronditur mbarë opinionin publik. Vrasja e saj u përgatit nga bashkëshorti i saj me të cilin prej 12 vitesh ishte e martuar dhe kishin 2 fëmijë së bashku.

Së fundmi vëllai i Liridonës ka bërë një postim ku shpreh mirënjohjen për organizimet në nder të motrës së tij. “Nuk kemi fjalë të shprehim mirënjohjen tonë për të gjitha organizimet për të nderuar Liridonën dhe për të kërkuar drejtësi për të gjitha gratë dhe vajzat e vrara.

Ditët po na bëhen edhe më të vështira dhe mezi po kalojnë e dhimbja po rritet, por organizimet në shumë qytete në Kosovë dhe në Shqipëri po na japin forcë që të mos dorëzohemi.

Rrëqeth vëllai i Liridonës: Nana thotë faleminderit që

Sonte bashkë me nanen po i përcjellim lajmet dhe marshin në Prishtinë dhe ndonëse shumë e pikëlluar, nana vazhdimisht po thotë faleminderit prej tyre që po e bëjnë këtë për Donen time.

Kampanja jonë për drejtësi fillon tash, bashkë me juve aktiviste, organizata joqeveritare dhe me mbështetjen e mediave. Ne duam drejtësi të shpejtë dhe profesionale, pa vonesa dhe pa gabime. Kriminelët duhet të kalben në burg. Asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet. Ne besojmë në institucionet e shtetit dhe presim që të ndajnë drejtësi”, ka shkruar ai. 

Rrëqeth vëllai i Liridonës: Nana thotë faleminderit që

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF