KreuCelebrity

Nicole Kidman, ambasadorja më e re e Balenciagas!

 Nicole Kidman, ambasadorja më e re e Balenciagas!

Nicole Kidman është ambasadorja më e re e Balenciaga-s. Të shtunën, shtëpia e modës zbuloi se do ta çojë marrëdhënien e saj me aktoren ikonë, 56-vjeçare, në një nivel tjetër.

Kidman tha se është “e emocionuar” për të punuar me markën luksoze në këtë rol të ri. “Balenciaga ka qenë me mua gjatë disa prej ngjarjeve më të paharrueshme në jetën time, nga dasma ime te tapeti i kuq i Oscars”, tha Kidman në një deklaratë për shtyp, duke shtuar se ajo mezi pret të “krijojë më shumë kujtime së bashku”.

Nicole Kidman, ambasadorja më e re e Balenciagas!

Nicole është e famshmja më e fundit që iu bashkua listës së ambasadorëve të shtëpisë së modës, e cila aktualisht përfshin aktorët Isabelle Huppert, PP Krit Amnuaydechkorn dhe Michelle Yeoh. Kjo e fundit njoftoi lajmin muajin e kaluar. “Jam e emocionuar që bashkohem me @balenciaga si ambasadore e markës së tyre” shkroi aktorja në një postim në Instagram.

Si Kidman ashtu edhe Yeoh kanë bashkuar forcat me markën teksa ajo përpiqet të rregullojë imazhin e saj një vit pasi ngjalli polemika me dy fushata festash.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF