KreuCelebrity

Pak pas ndarjes nga Rauw Alejandro, Rosalia konfirmon romancën me aktorin Jeremy Allen White!

Pak pas ndarjes nga Rauw Alejandro, Rosalia konfirmon romancën me aktorin

Këngetarja Rosalia dhe Jeremy Allen White kanë nisur një romancë dashurie së bashku. Ylli i “Bear” dhe këngëtarja spanjolle u panë bashkë në atë që dukej të ishte një takim romantik në Los Angeles. Pasi darkuan jashtë, dyshja u kapën për dore teksa kalonin nëpër parkingun e një restoranti dhe hipën në të njëjtën makinë.

Pak pas ndarjes nga Rauw Alejandro, Rosalia konfirmon romancën me aktorin

Këto foto vijnë disa javë pasi dyshja ndezën për herë të parë spekulime për romancë në fund të tetorit, kur ata shkuan në një treg në Los Angeles. White dhe Rosalia u panë gjithashtu të përqafuar përpara se të ndaheshin nga njëri-tjetri.

Përpara se të lidhej me White, Rosalia dhe ish-i fejuari i saj Rauw Alejandro konfirmuan se ishin ndarë pas dy vitesh lidhje.  Sa i përket White, ish-gruaja e tij, aktorja e “Californication”, Addison Timlin, paraqiti kërkesën për divorc në maj pas tre vitesh martesë.

Pak pas ndarjes nga Rauw Alejandro, Rosalia konfirmon romancën me aktorin

Rosalia dhe Rauw Alejandro u lidhën në gusht 2021 dhe e bënë publike romancën e tyre muajin e ardhshëm në mediat sociale.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF