I ftuar në një intervistë, Amos Zaharia u shpreh për gjithçka, nga jeta personale te ajo para kamerave. Sigurisht që nuk mund të mungonte as eksperienca e tij e zhurmshme në “BBV”.
Kiara dhe Luizi do të bëhen prindër të një vajze. Ky ka qenë lajmi më i përfolur ditët e fundit. Të shumtë ishin personazhet e njohur pubik që e uruan dyshen.
Ndër to edhe personazhe që nuk kanë pasur raporte të mira me njëri-tjetrin. Së fundmi Amos Zaharia i ftuar në emisionin “Live From Tirana” ka treguar se nuk i ka uruar Luiz Ejllin dhe Kiara Titon për pritjen e ëmbël të vajzës së tyre, pasi nuk ka pasur mundësi që të takohet me çiftin.